Natus Vincere ka triumfuar në finale të Majorit ndaj Faze Clan me rezultat 2-1, me mapa.
NAVI nisi më mirë ndeshjen duke triumfuar në mapin Ancient, të zgjedhur nga Faze, me rezultat 13-9, shkruan Arbresh.info.
Kurse Faze u rikthye në ndeshje në mapin Inferno të zgjedhur nga NAVI.
Faze deklasoi kundërshtarin në këtë map me rezultat 13-2.
Pas dy mapave rezultati ishte 1-1 dhe fituesi i Majorit të parë në CS2 do të përcaktohej në mapën Inferno.
Në këtë map NAVI arriti të ‘hakmerret; për atë map dhe fitoi bindshëm me rezultat 13-3 për të fituar Majorin.
Kjo njëherit ishte edhe hakmarrje e Navi për atë humbje në finalen e Majorit në Antëerp, ku Faze mposhti Navin me rezultat 2-0 me mapa.
Kujtojmë se ky ishte majori i parë në CS2, vazhdimësi e Cs Go-s.
Majori është mbajtur në kryeqytetin danez, Kopenhagë./Arbresh.info/

Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...