Luis Enrique ka folur rreth të ardhmes së Kylian Mbappes në mesin e thashethemeve se ai do të transferohet tek Real Madridi në verë.
Më herët gjatë muajit shkurt, ishte raportuar se Mbappe më në fund kishte marrë vendimin për të ardhmen e tij tek Paris Saint-Germaini.
Sipas The Athletic, 25-vjeçari i ka thënë drejtuesve të klubit se dëshira e tij është që të largohet pas përfundimit të sezonit aktual. Që atëherë, ishte raportuar gjerësisht se Mbappe do të largohet nga kryeqyteti francez në favor të kalimit në Madrid në verë.
Sidoqoftë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka thënë se ai ende shpreson që Mbappe do të ndryshojë mendje deri në fund.
“Unë ende po shpresoj që Kylian do të ndryshojë mendje. Ai nuk ka thënë asgjë ende, ai ende mund të ndryshojë mendje”, ka thënë Enrique për Prime Video.
“Imagjinoni nëse fitojmë katër tituj këtë sezon dhe Kylian merr vendimin e tij në momentin e fundit dhe vendos qe vendi i tij është në Paris. Pse jo?”.
“Gjithçka është e mundur në jetë. Qëllimi ynë është që ta fitojmë këtë ndeshje. Unë duhet të kem një pamje të përgjithshme të ekipit. Do të ketë njerëz që nuk do të pajtohen”, u shpreh tekniku spanjoll./Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...