Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti të mërkurën rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës. Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u shpreh Nikolla në një reagim.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Nikolla përshëndeti këtë sukses të merituar të Kosovës.
“Rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare”, nënvizoi më tej Nikolla.
/rtsh.al/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë