Sot është inauguruar Instituti francez në Kosovë.
Themelimi i Institutit francez në Kosovë është një hap domethënës që tregon dëshirën e Francës për t’i thelluar lidhjet kulturore dhe gjuhësore me Kosovën.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, tha se e hapja e këtij instituti është dëshmi e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Instituti francez që po hapet sot në zemër në Kosovë është i destinuar që të luajë rol kyç në përafrimin e dy vendeve tona dhe dy popujve tanë”, tha Osmani. Sipas saj, Instituti francez në Kosovë, është personifikim marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Francës, raporton RTK.
I dërguari special i Francës për Ballkanin, René Troccaz, tha se tani kemi Instituti francez të mrekullueshëm në Kosovë. Ai tha se është më rëndësi që të promovohet diversiteti kulturor.
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...