Nënkryetari i Kuvendit , Enver Hoxhaj, ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ndërkohë që ka publikuar një fotografi të, siç tha ai, aeroplanit që hodhi më së shumti bomba mbi Serbinë.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, për të kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka publikuar një fotografi të një aeroplani që ka vizituar, i cili ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe për të cilin shkroi se atëkohë kishte hedhur më së shumti bomba mbi Serbinë, shkruan Arbresh.info.
“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...