Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para nisjes për në Armeni ku të premten më 22 mars do ta luajë ndeshjen miqësore ndaj kombëtares së këtij vendi.
Stërvitjet fillojnë nga ora 10:45 në Kampin Nacional në Hajval.
Pas përfundimit, pasdite ekipi i drejtuar nga Franco Foda, do të niset drejt Yerevanit, ku edhe do ta mbajnë edhe një seancë stërvitore atje para ndeshjes.
Katër ditë pas lojës me Armeninë, “Dardanët” do ta kenë miqësoren e radhës.
Më 26 mars, në Budapest do të luhet loja kundër Hungarisë.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës që t’i provojë lojtarët dhe t’ua shfaq atyre idenë dhe filozofinë e tij./kk
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër