Prej 30 vitesh, Shkodra nuk kishte semaforë, por tani ka filluar vënia e tyre.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje të vendosjes së semaforëve të parë në Shkodër.
Sipas kreut të qeverisë, ky është ndër shembujt se e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste.
“A e dini se Shkodra s’kishte asnjë semafor, as edhe një, qoftë edhe një shtyllë semafori të ngulur si tentativë, në 30 vjet liri-demokraci? Tani jo për të ngacmuar të vdekurit e pakallur, as për të thënë largqoftë se çoç po ndodh, po fakti që më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste”, shkruan Rama në Facebook.
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...