Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se Serbia nuk ka e ka dorëzuar asnjëherë Kadastrin origjinal të Kosovës.
Në një konferencë për media, Kurti tha se edhe kur Bashkimi Evropian ia dha Serbisë 2 milionë euro për t’ia dhënë Kosovës një kopje të Kadastrit, një gjë e tillë nuk është realizuar nga shteti serb, ani se parat i kanë marr.
“Kosova duhet ta ketë Kadastrine saj origjinal. Serbia refuzon të na dorëzoj Kadastrin origjinal të Kosovës me pretendimin që kjo është çështje sovraniteti. Para një dekade e gjysmë nga negociatat në Bruksel ka pas një lloj dakordimi që ne ti pranojmë kopjet e dokumentacionit kadastral”, tha Kurti.
“BE-ja 2 milionë euro e ka financuar Serbinë që Kadastrin e Kosovës ta bëjë një kopje digjitale e cila i dorëzohet Kosovës. Serbia i ka marr i marr 2 milionë euro, kurrë s’na ka dhënë neve as kopjen as kopjen e dokumentacionit kadastral, dhe jemi detyruar si shtet i pavarur ta rindërtojmë kadastrin nga fillimi”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...
Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire ...
Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...