Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe diplomatit Arben Rugova.
Në emër të ministrisë që ajo drejton, Gërvalla shprehi ngushëllimet më të thella për familjen Rugova.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin”, ka shkruar ministrja e jashtme.
Ajo tha se Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë