Dje është organizuar një iftar në sheshin Adem Jashari në Prishtinë, nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.
Mirëpo, pas iftarit, janë publikuar disa mbeturina nëpër shesh nga mbetjet ushqimore.
LEXO EDHE
Organizuan iftar në shesh por nuk i larguan mbeturinat, Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba
Për këtë rast, Shoqata ka dalur me një njoftim, ku thuhet se nga organizatorët janë mbledhur të gjitha mbetjet e iftarit të djeshëm. Sipas tyre, qentë endacakë i kanë shpërndarë mbeturinat që nëpër shesh.
“Për gjendjen e krijuar që shihet në fotografitë e publikuara, shprehim keqardhjen tonë dhe njëkohësisht kërkojmë ndjesë për ndjesinë e krijuar, qoftë te zyrtarët e Komunës, të cilët i falënderojmë për mbështetjen, e po ashtu edhe te qytetarët e Prishtinës dhe te besimtarët tanë
Me këtë rast, duam të sqarojmë se ne, si organizator, menjëherë pas përfundimit të iftarit, aktivistët tanë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta pastruar sheshin, dhe të gjitha mbetjet nga iftari, janë futur në thasët për pastrim, si dhe janë hedhur te kontejnerët më të afërt. Por, gjatë natës, thasët e pastrimit, janë shqyer nga qentë endacakë dhe është krijuar ajo pamje, që është aspak e mirë për të gjithë ne”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën