Japonia do t’i bashkohet nismës së korridorit detar mesdhetar për të ofruar ndihma humanitare në Gaza nga Republika e Qipros, sipas ministres së Jashtme Yoko Kamikawa.
Ministrja tha se qeveria ka në plan të koordinojë menjëherë me vendet e tjera të lidhura për të ofruar ndihma përmes korridorit.
Projekti u lançua në fillim të javës, kryesisht i iniciuar nga Qiproja, SHBA, BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ne do të punojmë menjëherë për këtë çështje,” shtoi diplomati i lartë japonez.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar një plan për një pushtim tokësor të qytetit Rafah me ushtrinë që “përgatitet operacionalisht dhe për evakuimin” e rreth 1.5 milionë palestinezëve të bllokuar atje./rtsh.al/
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...