Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur pas takimit që ka pasur sot me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Muhaxheri tha se gjatë takimit është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me SHBA.
Postimi i plotë:
Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë.
Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri