Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret prestigjioze kundër Francës (23 mars) dhe Holandës (26).
Pjesë e 4 herë kampionëve të botës do të jetë edhe Toni Kroos, i cili vendosi ta mbyllte me Kombëtaren pas Euro 2020, turne që u zhvilluan në 2021.
Gjithsesi, mesfushori i madh i Realit të Madridit ka ndryshuar mendim, pasi dëshiron të jetë pjesë e Gjermanisë në Euro 2024.
Përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Nagelsmann, që nuk ka kaluar një periudhë shumë të mirë kohët e fundit.
Dy risitë e listës janë Aleksandar Pavloviç, “shkatërruesi” 19-vjeçar i Bayern Munich. Dhe Maximilian Beier, sulmuesi 21-vjeçar i Hoffenheimit.
Gjermania është pjesë e grupit A në Europianin e shtëpisë (14 qershor-14 korrik). Grup ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Hungaria dhe Zvicra./SS
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...