Të paktën 60 emigrantë që u larguan nga Libia me një gomone dhe u nisën për në Itali, thuhet se vdiqën gjatë udhëtimit.
Kështu raportuan 25 të mbijetuarit e Ocean Viking, anijes SOS Méditerranée, e cila i shpëtoi të mërkurën në Mesdheun qendror.
“Të mbijetuarit u larguan nga Zawiya, Libi, 7 ditë përpara se të shpëtoheshin”, shkruan OJQ-ja në një postim në Twitter.
Motori u prish pas 3 ditësh, duke lënë emigrantët pa ujë dhe ushqim. Të paktën një fëmijë ishte në mesin e viktimave. Dy nga të mbijetuarit u evakuuan nga roja bregdetare italiane gjatë natës dhe u transportuan në spitalin e Siçilisë.
Ngjarje të tilla tragjike nuk janë të pakta dhe as të fundit, në dhjetor të vitit të kaluar një gomone me mbi 80 persona në bord u fundos në brigjet e Libisë.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bëri të ditur se 61 persona humbën jetën të zhdukur, ndërsa 25 mbijetuan.
Vetëm gjatë vitit 2023, mbi 2000 mijë njerëz humbën jetën në det./abcnews.al
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...