Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka përkujtuar përvjetorin e masakrës në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë.
Ai ka thënë se 13 marsi i vitit 1999, është datë që ka ngelur përjetësisht e fiksuar në mendjen e të plagosurve dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë masakër, shkruan Arbresh.info.
“128 të plagosurit, në mesin e tyre fërmijë e gra, janë dëshmitarë të këtij sulmi makabër të forcave serbe. Familjarët e të vrarëve Abaz Mecinaj, Ahmet Strana, Elizabeta Hasani, Ragip Bajrami, Rrahim Peci, Sevdije Selani dhe Valdete Strana kanë më tepër se dy dekada që presin të dënohen autorët e këtij krimi, ndërsa fqinji ynë verior vazhdon të luaj rolin e viktimës.”, ka shkruar ai.
Maqedonci u shpreh se mosdënimi i krimeve dhe i kriminelëve nga ana e shtetit serb, fatkeqësisht është tregues i vazhdimësisë së po të njejtit mentalitet mohues që nuk përkon me realitetin.
“Drejtësia duhet vendosur në mënyrë që e kaluara të mos përsëritet.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...