Nuk ka fitues mes Sporting Club dhe Atalanta-s në takimin e parë të raundit të 1/8-ave të Europa League.
Sfida e luajtur në “Estadio Jose Alvalade” rezultoi shumë e luftuar, ndërsa në fund u mbyll me barazimin 1-1.
Ishn vendasit ata që zhbllokuan takimin, me Paulinho që pas kombinimit me Trincao gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi portugezët në avantazh.
Megjithatë, avantazhi zgjati deri në minutën e 39’, moment në të cilin pas një gafe të mbrojtjes të vendasve, Scamaça gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për italianët.
Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa do të vendoset në Bergamo pas një jave se cila prej Sporting dhe Atalanta-s do të kualifikohet në raundin tjetër të Europa League./ss
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...