Inaugurohet sot (4 mars) baza ajrore e Kuçovës, një investim i qeverisë shqiptare dhe NATO-s. Të dielën (3 mars) përfundoi edhe procesi i montimit të dronëve të armatosur “Bajraktar”, të cilët do të fluturojnë në këtë bazë të re dhe që janë blerë në Turqi.
Për Ministrinë e Mbrojtjes, përmirësimi i kapaciteteve ushtarake dhe investimet në teknologjinë e mbrojtjes, janë dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj sigurisë kombëtare.
Kjo bazë, falë investimeve të realizuara, me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, është e një rëndësie të veçantë, ku nga ekspertët e fushës së aviacionit është konsideruar si ‘syri” i NATO-s në Evropë.
Gjatë ditës së sotme është parashikuar një program i ngjeshur inaugurimi, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.
Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.
Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare./RTSH/
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi