Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e bëra nga SHBA-ja dhe vendet evropiane për luftën me Rusinë çuan në një rritje të tensioneve.
Peskov bëri një deklaratë për gazetarët në Moskë për çështjet aktuale. Duke iu përgjigjur pyetjes për demonstratën e mbajtur në ceremoninë mortore të mbajtur në Moskë për disidentin rus, Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Rusi, Peskov tha se ky ishte një veprim i paautorizuar.
“Çdo veprim i paautorizuar është kundër ligjit. Prandaj, ata që morën pjesë në këtë aksion do të mbajnë përgjegjësi”, tha Peskov.
Lidhur me deklaratën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin se “NATO do të luftojë me Rusinë nëse Ukraina mposhtet”, Peskov tha se kjo ishte një deklaratë “e papërgjegjshme”.
“Ne po dëgjojmë deklarata jashtëzakonisht të papërgjegjshme nga disa vende evropiane. Tani po e dëgjojmë këtë nga ana tjetër e oqeanit. Këto deklarata çojnë në rritje të tensioneve dhe tregojnë pikëpamjen e NATO-s. NATO e sheh Ukrainën si territorin e saj. Kjo tregon se ajo që bëri Rusia, operacioni special ushtarak, ishte i saktë”, tha Peskov./voa
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...