Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kundërshtimi i idesë së tij për të dërguar trupa ushtarake perëndimore në Ukrainë ishte i qëllimshëm.
Macron la mënjanë kritikat me të cilat është përballur në Francë dhe në skenën ndërkombëtare dhe këmbënguli se deklaratat e tij mbi agresionin e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës ishin menduar me kujdes. “Këto janë çështje mjaft serioze, çdo fjalë që them për këtë çështje është e peshuar mirë, e menduar dhe e matur”, u tha Macron gazetarëve në prag të një vizite të tij fshatin Olimpik.
Të hënën, Macron tha se nuk kishte “asnjë konsensus” për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë në një “mënyrë zyrtare”, por se “asgjë nuk ishte e përjashtuar”. Perspektiva e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë u refuzua nga anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë./a2cnn
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...