Presidenti i Serbisë, Alendandër Vuçiq do të kërkojë ndryshim të deklaratës që pritet të firmoset në fund të Samitit për Ukrainën që po zhvillohet në Tiranë. Sipas mediave serbe, Vuçiq do të kërkojë heqjen nga teksti i deklaratës të pjesës “sanksionet kundër Rusisë dhe ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.
Gjithashtu po sipas mediave serbe, presidenti Vuçiq do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “Shteti” por “Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, pasi Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën.
Vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në hyrje të samitit në Tiranë për mediat se do të diskutohen shumë tema që nuk janë aspak të lehta.
“Na pret një ditë e ngarkuar. Ne duhet të flasim nesër për programin e rritjes dhe tregun e përbashkët evropian. Sot po flasim edhe me Presidentin Zelenski. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne, kështu që sigurisht gjërat nuk janë aq të thjeshta siç duken ndonjëherë”, u tha Vuçiq./rtsh.al/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën