Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në estradën shqiptare është padyshim Dafina Zeqiri.
Dafina veçohet jashtëzakonisht shumë për stilin tejet unik të këngëve, që nga tekstet e ndjeshme deri tek ana vizuale.
Artistja po ashtu komentohet shumë edhe për paraqitjet e saja si në koncerte ashtu edhe në përditshmëri.

Madje, krijuesja e hitit “My Love” është mjaftë aktive në Instagram, ku për fansat e saj publikon imazhe të reja, e një gjë të tillë e ka bërë edhe sot.
Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurt të zi mbushur me gur të bardhë të shkëlqyeshëm.

Veshjen e saj e ka kombinuar me një palë çizme të gjata teksa flokët e shkurta dhe grimi i lehtë e bënë dukjen e këngëtares tërheqëse.
Komentet pozitive që mori artistja ishin të shumta ndërsa ajo vazhdon të jetë mjaftë aktive si me projekte të reja ashtu edhe me koncerte në mbarë boten./Arbresh.info


Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...