Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një vjedhje mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se janë kapur katër persona ku tre prej tyre të mitur.
Ata kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithësej 80 litra) nga punishtja e një personit.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje
“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 22.02.2024 – 23:30. Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj