Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, duke folur për rastin e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova tha se humbja e një pacienti e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë është shumë e rëndë dhe kjo çështje ndikon shumë në përceptimin e publikut ndaj sistemit shëndetësor.
Sejdiu tha se ata që do të duhej të merreshin me përmirësimin e situatës në shëndetësi reagojnë vetëm kur ndodhin këto raste.
Ai potencoi se Oda e Mjekëve të Kosovës pret raportin nga ana e Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe më tej do vazhdohet me hetimet e mëtejme.
Sejdiu më tej tha se rasti i vdekjes së 4-vjeçares ka të bëjë me sëmundje dhe jo me rrahje siç është pretenduar nga familja.
“Një gjë është tanime e ditur se kemi të bëjmë me një sëmundje dhe jo me një rrahje ashtu siç është dezinformuar opinioni publik nga ana e prindërve, dhe aty kanë nisur dyshimet se sa është dërguar fëmiu me kohë në Shtëpinë e Shëndetit, se si është trajtuar dhe nëse janë të vërteta ato pritje apo mosdiagnostifikime, referimi te niveli sekondar dhe pastaj te ai terciar. Këtu ka shumë informacione të cilat nuk përputhen me deklarimet e prindërve, prandaj opinioni publik duhet të pres”, tha Sejdiu.
“Dështimi i madh që po ndodh në sistemin shëndetësor janë protokolet, ne zyrtarisht nuk kemi protokole”, potencoi mes tjerash Pleurat Sejdiu./rtk
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini