Real Madrid është shumë afër transferimit të yllit botëror, Kylian Mbappe, nga Paris Saint-Germain.
Mirëpo përveç yllit francez, skuadra spanjolle është duke joshur edhe lojtarë të tjerë që të transferohen drejt skuadrës së tyre, shkruan Arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Achraf Hakimi pritet të ndjek shokun e tij të skuadrës drejt Santiagos Bernabeut në vitin 2025.
Hakimit i skadon kontrata në vitin 2026, mirëpo PSG nuk pritet të bëjnë gabimin e njejtë sikur të Mbappe-s i cili pritet të largohet me parametra zero.
Hakimi është një nga miqtë më të ngushtë të Mbappe-s në dhomën e zhveshjes së PSG-së dhe sigurisht që ai kaloi akademinë te Real Madrid para se të largohej te Borussia Dortmund dhe më pas te Interi. /Arbresh.info/
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...