Viti 2023 ishte më i miri në karrierën e Jasir Asanit.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut shkëlqeu në fanellën e Kombëtares shqiptare, të cilën me golat dhe kontributin e tij e ndihmoi që të kualifikohej në Kampionat Evropian.
E tash, futbollisti ofanziv do ta nisë vitin 2024 me ambicie të mëdha, si me klubin e tij ashtu edhe me Kuqezinjtë, shkruan “Gazeta Express”.
Ndonëse pritej një rikthim i tij në futbollin evropian, 28 vjeçari mbeti megjithatë në Korenë e Jugut, respektivisht në ekipin Gwngju FC.
Ish-futbollisti i Vardarit, Shkupit, Pobedas, Partizanit, AIK e Kisvarda, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ambiciet e tij për vitin 2024, duke u shprehur optimist se ky do të jetë një vit pozitiv dhe i suksesshëm për të dhe për shqiptarët në përgjithësi.
“Jemi gati për sezonin e ri, më të fortë se kurrë më parë, do të jetë viti ynë”, shkroi Asani në rrjetet sociale.
Kombëtarja shqiptare e siguroi kualifikimin e dytë në një Kampionat Evropian brenda tetë vjetësh, ndërsa në Euro 2024 ka përfunduar në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr as...
“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës ...
OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policis...
Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive...
Vuçiq: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të va...
Erdogan: Njohja e Somalilandit nga Izraeli e paligjshme dhe ...