Kulla BT, një pikë referimi e njohur në Londër, do të shndërrohet në një hotel pasi është shitur për 275 milionë paund. Kulla 177 metra, e inauguruar në vitin 1965 nga kryeministri i atëhershëm Harold Wilson, shërbeu si një qendër kryesore për rrjetet e komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ishte ndërtesa më e lartë e Londrës për 16 vjet derisa u ndërtua Kulla NatWest. Ish-pronarët e kullës, BT Group, që njoftuan të mërkurën se e kishin shitur atë te MCR Hotels.
Sipas BBC, drejtori i pasurive të paluajtshme të BT, Brent Matthews, tha se kulla luajti një rol jetik në përcjelljen e thirrjeve, mesazheve dhe sinjaleve televizive të vendit.
Publiku mundi të vizitonte restorantin e tij “rrotullues”, i cili ndodhej në katin e fundit. U deshën 22 minuta për të përfunduar një rrotullim të plotë dhe ishte popullor për shkak të pamjes së saj që shtrihej në të gjithë Londrën qendrore.
Megjithatë, ajo u mbyll për publikun pas shpërthimit të një bombe në vitin 1971.
Drejtori i pronave të BT Group, Brent Mathews, tha: “Kulla BT ndodhet në zemër të Londrës dhe ne kemi qenë jashtëzakonisht krenarë që kemi qenë pronarë të këtij monumenti të rëndësishëm që nga viti 1984./abcnews.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...