Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ka ndarë pamje nga pjesëmarrja në edicionin e 9-të të Raisina Dialogue.
Hasani ka njoftuar se do të ketë takime me homologët dhe ekspertët më të njohur globalë.
“Sapo mbërrita në Nju Delhi ??, për të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Raisina Dialogue, një ndër konferencat më kryesore të Indisë mbi gjeopolitikën dhe ekonominë.
Do të kem disa takime me homologët dhe ekspertët më të njohur globalë, për të diskutuar mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve dypalëshe në sektorë të ndryshëm.
Faleminderit Dr. Subrahmanyam Jaishankar për ftesën dhe mikpritjen”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...