Një gjykatë në kryeqytetin rus ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e Ëall Street Journal, Evan Gershkovich, në pritje të gjykimit të tij për akuzat për spiunazh.
Gjykata e qytetit të Moskës hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga avokatët e tij, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm për ta mbajtur atë pas hekurave deri në fund të marsit.
Kjo do të thotë se Gershkovich, 32 vjeç, do të kalojë të paktën një vit pas hekurave në Rusi pas arrestimit të tij në mars 2023. Gershkovich dhe Journal mohuan akuzat për spiunazh dhe qeveria e SHBA-së tha se ai ishte arrestuar gabimisht.
Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë. Në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox Neës Tucker Carlson në fillim të këtij muaji, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia ishte gati të negocionte një marrëveshje për të shkëmbyer Gershkovich dhe la të kuptohej se Moska dëshiron lirimin e një të burgosuri rus në Gjermani./abcnews.al
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...