Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Të matën në këtë proces ka dëshmuar dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin Ë04576, Hajrush Kurtaj, në gjykimin ndaj Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ky dëshmitar dëshminë e tij e pati filluar me 1 shkurt.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i i 46-të i ZPS-së në me kodin Ë00498, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ai është ballafaquar me dëshmitë e tij dhe të nënës së tij lidhur me pretendimin për pjesëmarrjen e Jakup Krasniqit në ish-stacionin e policisë në Malishevë dhe marrjen e nënës së tij në pyetje.
Pyetje për këtë dëshmitar nuk patën avokatët tjerë mbrojtës dhe nuk kishte kundërpyetje nga ZPS. Por, disa pyetje i parashtroi gjyqtari Christoph Barthe.
Ndërsa, administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), ka marrë vendim që në vend të Gregory Kehoe, si kryembrojtës të Hashim Thaçit ta emërojë avokatin Luka Mishetiq.
Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregori Kihou dhe Xho Rider si mbrojtës të Thaçit dhe emëroi Luka Mishetiqin si kryembrojtës të ri të të akuzuarit./rtk/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini