Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi ku është pritur në takim nga presidenti turk, Recep Taip Erdogan.
Në takimin Rama-Erdogan, prezent ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani i cili ka dhënë detaje rreth diskutimeve të tyre.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasani ka theksuar se vlerësojnë progresin e shkëlqyer të partneritetit strategjik, teksa ka shtuar se janë të vendosur për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
“Në takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi në Ankara, ne vlerësuam progresin e shkëlqyer të partneritetit tonë strategjik dhe identifikuam fushat dhe sektorët prioritarë për një bashkëpunim të mëtejshëm akoma edhe më të fortë nën rrethanat gjeopolitike në rajon, në Evropë dhe më gjerë”, ka shkruar Hasani.
“Si partnerë strategjikë, ne jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e vërtetë mes Shqipërisë dhe Turqisë”, shtoi ai./Arbresh.info
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...