Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Prizren-Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinëkm i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësur dy persona.”, tha Krasniqi.
“Të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. Për info tjera shtesë ju informojmë me kohë.”, shtoi ai./Arbresh.info/
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...