Llapi ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme në sfidën ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Muhamet Hyseni ka qenë heroi i Llapit edhe në këtë ndeshje, shkruan Arbersh.info.
Por fillimisht Besir Iseni i Dukagjinit u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e tetë.
Kurse Hyseni dy minuta më vonë u tregua i saktë nga penalltia për t’i dhënë Llapit epërsinë.
Teksa po i njëjti dyfishoi epërsinë në minutën e 57-të.
Dukagjini golin e nderit e shënoi në minutën e parë të kohës shtesë.
Me këtë fitore Llapi forcon pozitën e dytë dhe afrohet edhe më shumë tek lideri Ballkani, llapjanët kanë 30 pikë kurse katër më shumë kanë suharekasit.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e zhvillon në udhëtim te Fushë Kosova, derisa Dukagjini para adhuruesve të vet pret Lirinë.
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...