Hasani nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë nën sfidat aktuale globale

10:08 | 18 Shkurt 2024
R J

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, së fundmi ka ndarë disa fotografi nga takimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Hasani ka shkruar se kanë diskutuar agjendën dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga ?? Mariya Gabriel, ?? Donika Gërvalla-Schëarz, ?? Ian Borg, ?? Grlic Radman, ?? Ilia Darchiashvili, ?? Mihai Popșoi, ?? Elmedin Konaković,?? Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, ?? të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.

Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/