Policia e Kosovës ka raportuar një person është therur me thikë në mbrëmjen e së shtunës në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh, viktima është dërguar në emergjencën e Lipjanit, dhe pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në QKUK.
Viktima ka marr lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan / 17.02.2024 – 23:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e Lipjanit për shkak se dyshohet se ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit