Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ditë më parë nuk e mohoi se mund të jetë kandidat i BDI-së për president të vendit, por gjatë së shtunës deklaroi se kjo çështje nuk është shtruar në organet e partisë dhe pas diskutimeve do të veprohet. Sipas tij, të gjitha opsionet mbeten të hapura.
Por, një gjë, sipas deklaratës së liderit të integristëve, mbetet e qartë – BDI-ja do të ketë kandidat për president, raporton Klan Macedonia.
“Tani jetën e kemi përpara dhe duhet ndërtuar strategji duhet krijuar teren për hapat e mëtutjeshme”.
“Sigurisht edhe Bashkimi Demokratik për Integrim derisa u politizua kandidatura për President edhe BDI do të ketë kandidatin e vet”, tha Ali Ahmeti.
Këto komente kreu I BDI-së I bëri gjatë shënimit të “Ditës së Plisit” në Shkup, ku nën përkujdesje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në Teatrin Shqiptar në Shkup, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt Koncerti solemn i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...