Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në Rumani me fanellën e Rapid Bukureshtit.
Së bashku me Rrahmanin te kjo skuadër po shkëlqejnë edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani, tre futbollistë të lindur dhe rritur në Kosovë, shtet që Rumania nuk e njeh pavarësinë e saj.
Rrahmani shkëlqeu edhe mbrëmë, ku realizoi gol në fitoren e Rapid Bukureshtit 2-0 ndaj FC Hermannstadt, derisa golin tjetër e realizoi Ermal Krasniqi.
Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por shpesh herë Rapidi ka postuar në rrjetet sociale flamurin e vendit tonë në nderë të futbollistëve kosovarë që ka në radhët e veta.
Në sfidën e mbrëmshme të pranishëm në stadium ishin edhe familja e Albion Rrahmanit.
Babai i Albionit, Driton Rrahmani një ish-futbollist kosovar me vete kish marrë edhe flamurin e Kosovës.
Në momentin e golit të Albionit, Driton Rrahmani festoi duke ngritur lartë flamurin e Kosovës dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer në stadium.
Mediumi rumun ‘DigiSport’ ka raportuar se menjëherë reaguan personat kompetentë duke i kërkuar Driton Rrahmanit ta largojë flamurin.
Gjithsesi nuk vonoi shumë dhe babai i Albion Rrahmanit e hoqi flamurin duke i kërkuar falje pasi nuk ishte qëllimi për të provokuar. /Telegrafi/
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...