Të paktën një person humbi jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në paradën e përgatitur për të festuar fitoren e Super Bowl në Kansas City.
Mijëra njerëz kishin dalë në rrugë për të përshëndetur idhujt e tyre kampionë, kur papritur u dëgjuan të shtënat me armë zjarri.
Policia ka arrestuar dy persona deri në këto momente, teksa kur ndodhi ngjarja futbollistët ishin ende në skenë për të përshëndetur fansat.
Motivet janë të paqarta, ndërkohë që zona është rrethuar nga forca të shumta policie.
Kansas City mbrojti me sukses titullin kampion në futbollin amerikan. Chiefs triumfuan në finalen e Super Bowl 2023, duke kaluar San Franciskon në shtesa me rezultatin 25-22.
Në këtë mënyrë, ata arritën të fitonin titullin e dytë me radhë kampion dhe të katërtin në historinë e skuadrës./A2CNN
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...