Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 242-të, në të cilin janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.
Të gjitha vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast KPK-ja:
Formoi Panelin hetimor për rastet e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë;
Miratoi Rregulloren për Zyrën për Rikthimin e Aseteve, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë;
Mori vendim për shpalljen e zgjedhjes së anëtarit të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe themeloi Komisionin për zgjedhjen e anëtarit të ri, në përbërje: Arian Gashi (Pokuroria e Apelit), kryesues, Agron Qalaj (ZKPSH) – anëtar dhe Sami Istrefi (SKPK) – anëtar;
Zgjodhi prokuroren Sebahate Sinani anëtare zëvendësuese në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve;
Caktoi prokurorin Arianit Salihu në pozitën e Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë;
aprovoi propozimet e kryeprokurorëve të prokurorive themelore në Pejë dhe në Gjakovë për caktimin e prokurores Arlinda Nallbani – Gacaferri dhe prokurorit Kastriot Mema në cilësinë e mentorëve në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës;
Caktoi përfaqësuesen e KPK-së në Grupin punues në hartimin dhe harmonizimin e projektakteve që rrjedhin nga Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, prokuroren në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, znj.Luljeta Bilalli;
Formoi Grupin teknik për mbështetjen e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj;
Trajtoi Raportin e Panelit hetimor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili si subjekt hetimi ka kërkuar përjashtimin e një anëtari të KPK-së;
Anëtarët e KPK-së u njoftuan për pensionimin e prokurorëve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti, për të cilët do të dërgohen propozimet në Zyrën e Presidentes për lirim nga detyra.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...