Gareth Southgate pritet të bëjë befasinë dhe të ftojë një portier jashtë Premier League për ndeshjet e radhës të kombëtares së Anglisë.
Përzgjedhësi 53-vjeçar është duke bërë gati Anglinë për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani gjatë verës.
“Tre Luanët” nuk kanë qenë në aksion që prej barazimit me rezultat 1-1 ndaj Maqedonisë së Veriut në nëntor, aty ku një autogol i Jane Atanasov e shpëtoi Anglinë nga turpërimi.
Para pauzës me kombëtare muajin e ardhshëm, Southgate mund t’i ofrojë mundësinë ish-portierit të Manchester United, Jack Butland, i cili nuk është paraqitur me kombëtaren që gjashtë vite.
Sipas Daily Mail, Southgate me shumë mundësi do të ftojë yllin e Ranges për shkak të dilemave që ka për portën e Anglisë. Jordan Pickford është momentalisht zgjedhja e parë për Anglinë, por portieri rezervë është ai që po i shkakton kokëdhembje teknikut anglez.
Më herët, ky rol i kishte takuar portierit të Arsenalit, Aaron Ramsdale, sidoqoftë ai ka humbur pozitën e startuesit në klub, pasi Arteta po favorizon më shumë David Rayan, duke bërë që vendi i tij tani në kombëtare të jetë në dyshim.
Në anën tjetër Nick Pope e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të shpatullës, ndërsa Sam Johnstone gjithashtu e ka humbur pozitën e titullarit tek Crystal Palace./Telegrafi/
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit