Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pranoi se Jack Butland mund të rikthehet në përbërjen e Kombëtares mes një krize të portierëve te ‘Tre Luanët’.
Ndërsa Jordan Pickford i Evertonit është i gatshëm dhe në dispozicion për Anglinë, Southgate pranon se situata me portierin e lënduar të Newcastle United, Nick Pope dhe mungesa e kohës së lojës për Aaron Ramsdale të Arsenalit dhe Sam Johnstone të Crystal Palace, nuk është ideale.
Prandaj, portieri i Rangers, Butland mund të hyjë në garë përpara Kampionatit Evropian të kësaj vere, pasi u la jashtë nga Southgate gjashtë vjet më parë, shkruan Goal.com.
“Kjo (mungesa e portierëve) është një problem për ne. Ne duhet të sigurohemi që po i shikojmë të gjithë. Jack (Butland) është përfshirë në këtë sepse ai po luan në një klub të madh dhe është një portier me përvojë. Nuk është një situatë ideale me Aaron (Ramsdale) që nuk luan, Sam (Johnstone) për momentin nuk luan dhe Nick (Pope) është lënduar. Duhet të shohim se si do të shkojnë punët”, tha Southgate./kk
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...