Trepça ka realizuar edhe fitoren e katërmbëdhjetë radhazi në basketboll.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të të Prince Caffe Superligës kundër Golden Eagle Yllit është mbyllur me rezultatin 78:73 (17:26, 18:17, 23:13, 20:17).
Lojtari më i dalluar për Trepçën ishte Jordy Tshimanga, i cili shënoi 18 pikë dhe mori 19 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi dhe Darnell Edge kontribuan me 18 dhe 16 pikë.
Në anën tjetër, për mysafirët, u dalluan Nate Grimes me 18 pikë dhe tetë kërcime dhe Alonzo Verge Jr me 20 pikë.
Në tabelën e Superligës, Trepça kryeson me 19 fitore dhe dy humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e katërt me 12 fitore dhe nëntë humbje./rtk
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...