Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, ka takuar sot kongresmenen amerikane, Lisa McClain.
Gjatë takimit, Haradinaj ka falënderuar kongresmenen McClain për kontributin e saj për Kosovën dhe për shërbimin në interes të shqiptarëve në Amerikë, shkruan Arbresh.info.
“Nder i veçantë të takohem me kongresmenen, znj. Lisa McClain, një mike e madhe e shqiptarëve këtu në ShBA, e cila njëherësh është edhe bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan. Bashkë patëm një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike dhe temat që i lidhin dy vendet tona. Znj. McClain i shpreha falënderim të veçantë për angazhimin dhe kujdesin për vendin tonë dhe në shërbim të interesit shqiptar në ShBA”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka ftuar kongresmenen McClain për vizitë në vendin tonë.
“Po ashtu, pata nderin të ftoj Kongresmenen McClain për vizitë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...