Influencuesja dhe ylli i rrjeteve sociale, Georgina Rodriguez, ka marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mahnitëse gjatë festës së ditëlindjes së saj.
Bukuroshja nga Argjentina të shtunën ka mbushur plot 30 vjet, dhe ka zgjedhur që këtë vit të festojë me familjen në ishujt Maldive.
Georgina si njëra nga femrat më të bukura në botë, ka ndarë disa imazhe nga atje.

E njëjta është shfaqur në bikini duke vënë në pah linjat e mrekullueshme trupore.
“E bekuar, e lumtur. 30”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Por, një fotografi që u komentua më së shumti në rrjet është ajo që shfaqet duke vrapuar në det me atlete.

Ndjekësit komentuan se nuk shohin shpesh një gjë të tillë.
Kishte edhe disa prej tyre që thonin që çdo gjë që e bënë Georgina do të shndërrohet në modë.
Ndërsa kujtojmë se ajo dhe Cristiano Ronaldo kanë dy fëmijë së bashku./Arbresh.info/


Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron