Xavi do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit.
Ai ka dhënë këtë lajm pas humbjes së Barcelonës nga Villareali në fundjavë, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij lajmi shokues, në skenë kanë dalë disa emra për pasardhësin e tij për të marrë drejtimin e skuadrës katalanase.
Mes tyre edhe Thomas Tuchel, i cili ka një kontratë me gjigandin gjerman deri në vitin 2025.
Menjëherë pas këtyre lajmeve, Bayerni përmes një komunikate ka përgënjështruar zërat për një kalim të mundshëm të Tuchelit në Spanjë.
“Trajneri ynë u kërkua nga tifozët për një vizite në një ‘fan club’ në lidhje me karrierën e tij si trajner dhe eksperiencat e tij të mëparshme te PSG dhe Chelsea.Dhe sigurisht ai dha informacion në lidhje me këto aventura. Tuchel gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të përgjithshme për Spanjën si një vend futbollistik.Por, ai nuk foli kurrë për Xavin dhe pasardhësin e tij, siç u pretendua në mënyrë të rreme më pas. Nuk pranojmë informacione jo faktike të drejtuara kundër trajnerin tonë”, shkruhet në komunikatën zyrtare të Bayern Munich.
Bavarezët renditën në vendin e dytë në Bundesliga, duke qenë për momentin vetëm dy pikë larg Bayer Leverkusenit kryesues, që po bën gjithçka për të fituar titullin e parë në histori./Arbresh.info/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...