Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffry Hovenier ka kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës që të shtyjë afatin për Rregulloren e Re për përdorimin vetëm të valutës euro në vend dhe ndalimin e dinarit serb.
Pas përfundimit të përurimit të nyjave qendrore arsimore, Hovenier para mediave theksoi se e rregullorja mund të sjell pasoja që nuk janë menduar plotësisht.
“Ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet plotësisht. Në këtë rast të veçantë, ne besojmë se këto rregullore mund të kenë pasoja që nuk janë menduar plotësisht. Pra, ajo që ne po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave për të dhënë pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullsitë e prekura të mos ndikohen negativisht”, ka deklaruar Hovenier./Arbresh.info
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...