Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 19-të.
Sfida e parë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje.
Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.
Gjithashtu sot do të përballen dy skuadrat me traditë, Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.
Ndërkaq, të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjave.
Në sfidën e parë ballafaqohen Proton Cable Prizreni me Trepçën. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.
Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut. Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.
Superliga-Java 19
Sot takohen:
17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
Nesër takohen:
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Peja – Istogu/rtk
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër