Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, është ofruar mbështetje për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama theksoi se kjo do të shërbejë si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, e ndër të tjera për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane.
“Përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane”, shkruan Rama./Arbresh.info
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër