Një person nga Gumnasella e Lipjanit ka raportuar ne polici se është vjedhur kasaforta e xhamisë, ku ka pasur para të bamirësisë.
Personat e panjohur kanë kryer vjedhjen duke hapur me forcë dritaren e xhamisë, për të depërtuar më pas në xhami.
Policia bën të ditur se nuk ka akoma të arrestuar.
Rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Fsh. Gumnasellë, Lipjan 34-24.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...