Forcat tokësore izraelite kanë rrethuar Khan Yunis në jug të Gazës dhe kanë kryer një operacion të gjerë, tha ushtria. Trupat izraelitë luftuan kundër Hamasit, ndërsa dhjetëra militantë janë vrarë në 24 orët e fundit.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë më parë se udhëheqësit e lartë të Hamasit mund të fshihen në tunele në qytet, i cili është vendlindja e zyrtarit më të lartë të grupit në Gaza, Yahya Sinwar.
Ushtaria izraelite shpërndau një sërë fotosh që pretendonin se tregonin aktivitetin më të fundit ushtarak në Gaza.
Pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës kanë humbur shtëpitë e tyre, shumica dërrmuese tani janë të vendosura në qytete të vogla në veri dhe në jug të Khan Yunis, shumë prej të cilëve flenë në tenda të improvizuara./abcnews.al
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...