Sociologu Ragip Fetahu e ka ndërlidhur praninë e theksuar të agresivitetit tek të rinjtë kosovarë edhe me rritjen e tyre në djep.
“Familja është agjensi i parë i socializimit ku [fëmija] i merr bazat e para të edukatës. Shkalla e dytë në të cilën kalon një i ri ose adoleshent është shkolla. Pra janë dy faktorët kyçë, dy faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në ndërtimin e një individi, në ndërtimin e një personaliteti, karakter, i cili duhet të jetë i përgatitur për jetë në të ardhmen”, ka thënë Fetahu.
“Problemi për fat të keq qëndron te ne në përgjithësi si shoqëri, te familja, te edukimi familjar, sepse fatkeqësisht si shoqëri tradicionale kemi disa veti jo të mira. Ta zëmë unë si sociolog në shumicën e rasteve e vërej që shkalla e agresivitetit vjen që nga fëmijëria për shkak që fëmijët që në moshën e hershme lidhjen në djep. Ata bëhen çdo herë e më agresivë, më impulsivë, derisa i zë gjumi dhe ftohen”, ka thënë Fetahu në Info Magazine.
“Në momentin që ata ftohen, zgjohen në mëngjes të ftohur. Për këtë arsye ne jemi edhe një shoqëri agresive, e shfaqim agresivitetin në moment, mirëpo edhe ftohemi në një periudhë të shkurtër”, shtoi ai.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...